Putin vlerëson presidentin sirian, kërkon të sigurojë bazat ushtarake ruse pas rrëzimit të Bashar al-Assad
Vladimir Putin u takua me Presidentin sirian Ahmed al-Sarrah në Moskë, ndërsa presidenti rus kërkon të forcojë praninë e Rusisë në vend dhe të sigurojë bazat ushtarake ruse një vit pas rrëzimit të Bashar al-Assad. Në një konferencë për shtyp para takimit, Ahmed al-Sarra falënderoi Vladimir Putinin për mbështetjen e tij për unitetin e Sirisë dhe për rolin “historik” që Rusia ka luajtur në “stabilitetin e rajonit”. Presidenti rus shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet e al-Sarrah për të stabilizuar Sirinë dhe e përgëzoi atë për progresin që ka bërë drejt “rivendosjes së integritetit territorial” të vendit të tij. Ahmed al-Sarra ishte në anën kundërshtare që rrëzoi nga pushteti aleatin e Moskës, ish-presidentin Bashar al-Assad, i cili është strehuar në kryeqytetin rus. Pra, ka shqetësime...
Burimi:
top-channel.tv