No Image Available

Putin uron Mojtaba Khamenein: Rusia ishte dhe do të jetë një partner i besueshëm i Iranit

vladimir putin-Mojtaba Khamenei RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një telegram urimi Mojtaba Khameneit për emërimin e tij si Udhëheqës Suprem i Iranit, tha të hënën Kremlini. "Tani, kur Irani po përballet me agresion të armatosur, puna juaj në këtë detyrë të lartë padyshim do të kërkojë guxim dhe përkushtim të madh. Jam i bindur se do ta vazhdoni me nder punën e babait tuaj dhe do ta bashkoni popullin iranian përballë sprovave të rënda", thuhej në një deklaratë të Kremlinit. Sipas deklaratës, Putin përsëriti mbështetjen e Moskës për Teheranin, duke thënë se Rusia do të mbetet një partner i besueshëm për Iranin. "Nga ana ime, dua të konfirmoj mbështetjen tonë të palëkundur për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë tanë iranianë. Rusia ka qenë dhe...