Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Putin sulmon evropianët për fondet ruse: Hajdutë që do të kenë pasoja të rënda
Vladimir Putin ka akuzuar Bashkimin Evropian se po përpiqet të përdorë asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën, duke i krahasuar udhëheqësit evropianë që kërkojnë ta bëjnë këtë me “banditë”. Ai pretendon se ky është një akt “vjedhjeje që bëhet hapur, jo fshehurazi”. Presidenti rus paralajmëroi se përdorimi i aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën “do të kishte pasoja serioze”, pasi samiti i djeshëm i 27 vendeve anëtare të BE-së nuk arriti një marrëveshje për këtë çështje. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi se sekuestrimi i aseteve ruse në Evropë do të minonte besimin në eurozonë, pasi “sapo të fillojë ky proces, nuk ka kthim prapa”, ndërsa pretendoi se financat publike të Rusisë janë në një gjendje më të mirë se ato të...