Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

Rrëzimi i një droni pranë një fushe djerrë në Balıkesir të Turqisë, ka ngritur nëse pas tij fshihet Kremlini, dhe një përpjekje e presidentit rus Vladimir Putin për të testuar durimin e homologut turk, Recep Tayyip Erdogan. Mjeti pa pilot është dërguar në Ankara për analizë teknike, teksa po hetohet mundësia që origjina e tij të jetë ruse pas një aksidenti të ngjashëm në İzmit një ditë më pare. Mediat atje raportuan se gjatë ditës së djeshme ka rënë në shtetin turk një dron i prodhimit rus, i identifikuar si mjet i zbulimit rus Merlin-VR – një platformë ISR (Intelligence, Surveillance, Reconnaissance) me rreze të gjatë veprimi dhe me nivel të ulët zhurme. Ky dron ka aftësinë të mbulojë distanca deri në 600 kilometra dhe...