Putin propozon ish-kancelarin gjerman Schroeder si ndërmjetës për luftën në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder, si ndërmjetës në luftën e Ukrainës – një ide që është pritur me skepticizëm në Berlin. I pyetur të shtunën se kë do të donte të ndihmonte në rifillimin e bisedimeve me Evropën, Putin tha se “personalisht” do ta preferonte Schroeder, i cili udhëhoqi Gjermaninë nga viti 1998 deri në vitin 2005. Schroeder, 82 vjeç, ka mbetur “pranë udhëheqësit të Kremlinit” shumë kohë pas largimit nga detyra, duke qëndruar larg shumicës së udhëheqësve perëndimorë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, shkruajnë mediat e huaja. Zyrtarët gjermanë reaguan me kujdes, duke thënë se i kishin “vënë re” komentet e Putinit, por i kishin parë ato si pjesë të “një serie ofertash të rreme” nga Rusia,...
Burimi:
opinion.al