Putin pranon mungesa të energjisë pas sulmeve të Ukrainës
Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi se Rusia po përballet me mungesa të energjisë, duke konfirmuar një problem për të cilin ekspertët, zyrtarët rajonalë dhe qytetarët kanë paralajmëruar prej kohësh. “Ju e dini mirë se problemet për shoferët dhe bizneset vazhdojnë. Fatkeqësisht, ende ka radhë në pikat e furnizimit me karburante”, tha ai. “Duhet ta zvogëlojmë në minimum ndikimin e sulmeve terroriste ndaj objektivave tona civile dhe infrastrukturës”, shtoi presidenti rus, duke iu referuar, mësa duket, sulmeve me dronë të Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike brenda territorit rus. Këto sulme kanë goditur terminale nafte, rafineri dhe tubacione. Së paku 17 rajone në Rusi kanë vendosur kufizime të detyrueshme për shitjen e benzinës dhe naftës, ndërsa dhjetëra të tjera kanë raportuar mungesa të karburanteve ose kufizime të vendosura...
Burimi:
opinion.al