Putin: Kievi nuk është gati për bisedime paqeje, ushtria jonë po përparon në të gjitha frontet

Putin: Kievi nuk është gati për bisedime paqeje, ushtria jonë po përparon në të gjitha frontet

Vladimir Putin   ka mbajtur sot konferencën e tij vjetore për shtyp. Në minutat e para të konferencës, presidenti rus deklaroi se Moska nuk beson se Ukraina është gati për bisedime paqeje. Rusia, nga ana tjetër, është “e gatshme” të përfundojë luftën në Ukrainë bazuar në parimet që i paraqiti Ministrisë së Jashtme ruse në vitin 2024. Në të njëjtën kohë, presidenti rus shprehu kënaqësinë e tij me përparimet territoriale që ushtria ruse ka bërë kohët e fundit në Ukrainë, duke siguruar se ajo po “përparon në të gjitha frontet”. “Trupat tona po përparojnë përgjatë gjithë vijës së frontit, armiku po tërhiqet në të gjitha drejtimet”, tha ai. Putin tha se ishte i bindur se deri në fund të vitit do të kishte edhe më shumë suksese...