Putin e donte Ukrainën që në vitin 1994, zbulohet nga dokumentet e deklasifikuara në Gjermani

Putin e donte Ukrainën që në vitin 1994, zbulohet nga dokumentet e deklasifikuara në Gjermani

Vladimir Putin ushtronte fantazitë e tij imperialiste shumë përpara zgjerimit të NATO-s drejt lindjes. Në fillim të vitit 1994, ai, atëherë zv/kryetar i Bashkisë së Shën Petersburgut, i shpjegoi një konsulli gjerman se “Krimea, Ukraina lindore dhe veriu i Kazakistanit nuk kanë qenë kurrë një shtet i huaj, por gjithmonë kanë qenë pjesë e pandashme e territorit rus”. Dhe pasi e theksoi se të drejtat e rusëve duhen mbrojtur, Putin i shpjegoi diplomatit gjerman se “Perëndimi do të bënte gabim” nëse do të konsideronte këto fantazi si “një rikthim të imperializmit”. Nga pikëpamja e presidentit të ardhshëm të Rusisë, ato ishin “një konsideratë legjitime e interesave ruse”. Një sërë dokumentesh sekrete të vitit 1994 janë bërë të qasshme kohët e fundit falë ligjit që u...