Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha gazetarëve se nuk mendon se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të dëshirojë ta helmojë atë si Alexei Navalny. “Nuk mund të mendoj për Vladimir Putinin dhe planet e tij për të më helmuar, nëse ka ndonjë. Përpiqem të mos mendoj për këtë, përndryshe do të mendoja vetëm për këtë”, deklaroi Zelensky për gazetarët në Konferencën e Sigurisë në Mynih.