“Putin dhe Zelensky janë budallenj nëse nuk bëjnë paqe”, Trump: Kanë urrejtje mes tyre
Pas fjalimit të mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti amerikan Donald Trump ka folur në një bashkëbisedim për situatën globale, duke u ndalur veçanërisht te lufta në Ukrainë dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Kievit dhe Moskës. Trump u shpreh se fillimisht kishte menduar se konflikti do të ishte i lehtë për t’u zgjidhur, por sipas tij, situata është komplikuar nga urrejtja e thellë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. “Ka shumë urrejtje mes Putinit dhe Zelenskyt. Kjo nuk është e mirë. Është një urrejtje jo normale,” deklaroi Trump. Ai theksoi se si Rusia ashtu edhe Ukraina duan një marrëveshje dhe se SHBA po përpiqet të ndërmjetësojë për arritjen e saj. “Jemi afër. Në shumë momente...
Burimi:
ntv.al