Putin dhe lideri kinez rinovojnë planet për ndërtimin e tubacionit të gazit, projekti gjigant merr dritën jeshile në Pekin

Putin dhe lideri kinez rinovojnë planet për ndërtimin e tubacionit të gazit, projekti gjigant merr dritën jeshile në Pekin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u takua në Pekin me liderin kinez Xi Jinping, ku në qendër të bisedimeve ishte projekti i gazsjellësit “Power of Siberia 2” dhe bashkëpunimi energjetik mes dy vendeve. Sipas zyrtarëve të Kremlinit, projekti do të diskutohet në detaje mes dy liderëve. Gazsjellësi prej rreth 2,600 kilometrash pritet të transportojë rreth 50 miliardë metra kub gaz në vit nga Siberia drejt Kinës përmes Mongolisë, por ende mbeten të pazgjidhura çështje si çmimi, financimi dhe afatet e ndërtimit. Kina dhe Rusia kanë pozicione të ndryshme për çmimin e gazit: Pekini kërkon tarifa më të ulëta, afër çmimeve të brendshme ruse, ndërsa Moska kërkon çmime më të larta, më afër linjës ekzistuese “Power of Siberia 1”. Aktualisht, Kina është një nga blerësit më...