Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë
Presidenti rus, Vladimir Putin tha se perëndimi, i udhëhequr nga NATO, po përgatitet për luftë kundër Rusisë, teksa mbante fjalim para qindra të diplomuarve të akademisë ushtarake të mbledhur në Moskë të hënën. Deri më tani, anëtarët e aleancës janë kufizuar vetëm në mbështetjen e Ukrainës, tha ai. Tani, shtoi presidenti rus, ata po diskutojnë hapur me Perëndimin se po “përgatiten për luftë kundër nesh dhe po rrisin shpenzimet e tyre ushtarake”. “Në këtë kontekst, ata po citojnë pretendime të rreme për një kërcënim të supozuar ushtarak nga Rusia”, tha Putin. Pothuajse 40% e buxhetit rus është i drejtuar drejt shpenzimeve të mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe financimit të operacioneve ushtarake në Ukrainë. “Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi në mënyrë operative dhe të përshtatshme...
Burimi:
javanews.al