Punonte si mësues me kohë të pjesshme, kush është autori i sulmit në Shtëpinë e Bardhë

Punonte si mësues me kohë të pjesshme, kush është autori i sulmit në Shtëpinë e Bardhë

31-vjeçari Cole Tomas Allen është identifikuar si autori i dyshuar i sulmit me armë gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku ishin të pranishëm Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Sipas burimeve për CNN, Allen nga Torrance, Kaliforni, u neutralizua nga forcat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes pasi kaloi me shpejtësi një pikë kontrolli dhe hapi zjarr ndaj personelit të sigurisë. Një agjent i Shërbimit Sekret u plagos, por shpëtoi falë jelekut antiplumb dhe ndodhet në gjendje të mirë. Të dhënat tregojnë se Allen punonte si mësues me kohë të pjesshme dhe si zhvillues lojërash . Ai kishte përfunduar studimet për inxhinieri mekanike dhe kishte marrë një master në shkenca kompjuterike. Postimet në Facebook që lidhen me...