Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, e nënshkroi dy ditë para se të gjendej i vdekur në qeli

Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, e nënshkroi dy ditë para se të gjendej i vdekur në qeli

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë Jeffrey Epstein planifikonte ta shpërndante pasurinë e tij te një sërë miqsh, të afërmsh, punonjësish dhe bashkëpunëtorësh pas vdekjes së tij. Sipas mediave ndërkombëtare, Epstein donte t’i linte partneres së tij të fundit, Karina Suljak, 42,194,100 dollarë, një unazë diamanti gati 33 karatësh, Little St. James dhe shtëpinë e tij në Nju Jork. Të dhënat e publikuara tregojnë se Jeffrey Epstein nënshkroi testamentin e tij më 8 gusht 2019, dy ditë para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij të burgut në Manhattan, sipas medias ndërkombëtare “ABC News”. Tetë ditë pas vdekjes së Epstein, testamenti u nënshkrua nga avokati i tij, Darren Indyke dhe u nënshkrua gjithashtu nga kontabilisti i tij, Richard Kahn....