No Image Available

Publikohet audio! Zbardhet telefonata mes Szijjártó e Lavrov për sanksionet e Rusisë: Do bëjmë gjithçka që ta heqim…

sergei lavrov-Péter Szijjártó HUNGARI- Një bisedë telefonike e regjistruar mes ministrit të Jashtëm hungarez Péter Szijjártó dhe homologut rus Sergei Lavrov ka nxitur polemika të forta, pasi sugjeron përpjekje për të ndihmuar Moskën në heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj një personi të lidhur me një oligark rus. Regjistrimi vjen në një kohë kur Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, është përfshirë në një polemikë, pas raportimeve të Washington Post se ai i zbuloi informacione të ndjeshme Rusisë në takimet e Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel. Një grup gazetarësh investigativë publikuan të martën një regjistrim të një telefonate midis Ministrit të Jashtëm hungarez dhe homologut të tij rus, në të cilën Szijjártó ofroi ndihmë në heqjen e motrës së një oligarku rus...