Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu deshën 62 sekonda për të arritur te thelbi. “Forcat e errëta shtypëse po marshojnë sërish”, tha ai. “Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë”. Fjalimi i Ruttes në Berlin më 11 dhjetor ishte i fundit në një seri paralajmërimesh të paprecedentë për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë që u bënë më 2025 nga zyrtarë të lartë evropianë dhe agjenci të inteligjencës. Në shkurt, inteligjenca daneze tha se “Rusia e sheh veten në konflikt me Perëndimin dhe po përgatitet për një luftë kundër NATO-s”. Në qershor, gjenerali kryesor i Gjermanisë tha se një sulm mund të ndodhë brenda katër vjetësh, e në nëntor, fjalëve të...