Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

“A e di dikush vërtet se çfarë është Somalilandi?” – i tha presidenti amerikan Donald Trump gazetës New York Post gjatë fundjavës, pasi Izraeli u bë shteti i parë në botë që njohu republikën e vetëshpallur në Afrikën Lindore. Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndjekin këtë hap dhe se Uashingtoni duhet ta “studiojë” çështjen, në një kohë kur një numër gjithnjë e më i madh shtetesh po e refuzojnë vendimin e Izraelit. Më shumë se 20 shtete, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, e cilësuan njohjen si një “masë të paprecedentë” që mund të minojë paqen dhe sigurinë në Bririn e Afrikës dhe në Detin e Kuq, me pasoja serioze për paqen ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vazhdon ta njohë...