Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë
Fermerët francezë që vijojnë të mbajnë të bllokuara disa akse rrugore në jugperëndim të Franca festuan Krishtlindjen në protesta, pas gati dhjetë ditësh mobilizimi kundër mënyrës se si qeveria po menaxhon përhapjen e dermatitit nodular ngjitës te bagëtitë. Në autostradën A64, në jug, protestuesit ngritën një tendë të re rreth 40 metra të gjatë, ku mbrëmjen e së mërkurës u mbajt një meshë Krishtlindjeje rreth orës 21:00. Ceremonia u zhvillua në prani të qindra fermerëve dhe banorëve të zonës, të cilët prej datës 12 dhjetor kanë shprehur mbështetje të vazhdueshme për protestën. Dhjetëra manifestues u mblodhën për një festë modeste, nën urën e nyjës së autostradës. Atmosfera u shoqërua me ushqime tradicionale, një stallë të ndriçuar për Krishtlindje, një treg prodhuesish vendas dhe një meshë...