Protesta të dhunshme në Bolivi/ Priten gjendja e jashtëzakonshme dhe ndërhyrja e ushtrisë

Protesta të dhunshme në Bolivi/ Priten gjendja e jashtëzakonshme dhe ndërhyrja e ushtrisë

Presidenti i qendrës së djathtë të Bolivisë, Rodrigo Paz, ka bërë thirrje për dialog me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij, ndërsa situata në vend po përkeqësohet dhe tensionet vazhdojnë të rriten. Në kryeqytetin administrativ La Paz, ai tha se vendi ka nevojë për rend dhe se kriza po i afrohet një pike shumë të ndjeshme. Sipas tij, ende ka hapësirë për zgjidhje brenda kornizës kushtetuese. Protestat në Bolivi kanë hyrë në një fazë të re, me bllokime rrugësh dhe demonstrata të mëdha nga fermerë, minatorë, punëtorë dhe shoferë. Fillimisht kërkesat ishin ekonomike, si rritja e pagave dhe furnizimi më i mirë me karburant, por tani kërkohet dorëheqja e presidentit. Parlamenti ka miratuar gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka hapur rrugën për përdorimin e ushtrisë në...