Protesta në 50 shtete/ Mijëra amerikanë në rrugë, kundër politikave të Trump
Qindra mijëra qytetarë amerikanë dolën në protesta në raundin e tretë të tubimeve “Nuk ka mbretër”, duke kundërshtuar politikat e presidentit Donald Trump mbi çështjet ekonomike dhe luftën e nisur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit. Mbi 3200 tubime raportohet se u mbajtën në 50 shtetet amerikane, ku protestat më të mëdha u zhvilluan në qytete si New York City, Dallas, Philadelphia dhe Washington, D.C.. Një nga tubimet kryesore u mbajt në St. Paul, ku mijëra persona u mblodhën pranë Kapitolit të shtetit Minesota. Protestuesit mbanin pankarta me fotografitë e dy qytetarëve amerikanë, të vrarë nga agjentë federalë të emigracionit në fillim të këtij viti, duke i kthyer ngjarjet në simbol të pakënaqësisë ndaj politikave të emigracionit. Në New York City, dhjetëra mijëra protestues mbushën rrugët e Manhattan-it, ndërsa aktori Robert De Niro, një nga...
Burimi:
opinion.al