Protesta e fermerëve zhvendoset në qendër të Athinës, pritet ta kalojnë natën në sheshin ‘Syntagma’
Qindra fermerë nga e gjithë Greqia e kanë zhvendosur protestën e tyre në qendër të Athinës, ku janë vendosur me traktorët e tyre për t’u organizuar në një tubim, pas thirrjes nga një komitet mbarëkombëtar që koordinon bllokimet e rrugëve. Karvani i traktorëve arriti në sheshin Syntagma rreth orës 16:45. Protestuesit planifikojnë të qëndrojnë gjatë natës dhe të largohen deri në mesditë të së shtunës. Sindikatat, në shenjë solidariteti me fermerët, caktuan një tjetër protestë në të njëjtin vend kundër projektligjit qeveritar për marrëveshjet kolektive të punës. Studentët gjithashtu i janë bashkuar demonstratës, e cila u zhvillua nga Sheshi Omonia deri në Sintagma. Autoritetet njoftuan masa për trafikun në qendër të Athinës dhe autostradat kryesore në rajonin më të gjerë të Atikës. Policia tha se...
Burimi:
syri.net