Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar duke nisur nga ora 12:30 (me orën greke) si pasojë e protestave të fermerëve grekë. Policia Kufitare e Kakavijës bën me dije se do të lejohen për qarkullim vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shtetërore, ndërsa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve...