Protesta anti-Trump në SHBA/ Nën moton “Pa Mbretër”, miliona njerëz “pushtojnë” rrugët e qyteteve 

Protesta anti-Trump në SHBA/ Nën moton “Pa Mbretër”, miliona njerëz “pushtojnë” rrugët e qyteteve 

Protesta masive kundër administratës së Donald Trump kanë përfshirë pothuajse të gjitha qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara, në atë që konsiderohet si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare të viteve të fundit. Të organizuara nën moton “No Kings” (Pa Mbretër), tubimet shënuan valën e tretë të kësaj lëvizjeje, duke nxjerrë në rrugë qindra mijëra qytetarë në mbi 3 mijë qytete në të gjithë vendin. Protestuesit kundërshtojnë një sërë politikash të administratës Trump, nga ndërhyrja ushtarake në Iran, te ashpërsimi i masave ndaj emigracionit dhe rritja e kostos së jetesës.   Në shumë qytete si Nju Jorku, Uashingtoni dhe Los Anxhelosi, pjesëmarrja ka qenë masive, ndërsa tubime janë zhvilluar edhe në zona më të vogla. Një nga pikat kryesore të protestave ishte shteti i Minesotës,...