Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi ka reaguar përmes një postimi në X lidhur me arrestimin e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro dhe gruas së tij pas sulmeve në Karakas. Bondi theksoi se ndaj Maduros janë ngritur disa akuza disa prej të cilave lidhen me drogën të cilën SHBA e cilëson narko-terrorizëm. Sipas saj ata do të përballen me zemërimin e plotë të drejtësisë amerikane. “Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, janë paditur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut. Nicolas Maduro është akuzuar për Konspiracion Narko-Terrorizmi, Konspiracion për Importimin e Kokainës, Posedim të Mitralozit dhe Pajisjeve Shkatërruese, dhe Konspiracion për Posedimin e Mitralozit dhe Pajisjeve Shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara. Ata së shpejti do të përballen me zemërimin e plotë të drejtësisë amerikane...