Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
Krijimi i një zone sigurie prej 9.6 km rreth Forest Lodge, ku Princi William dhe Kate Middleton u zhvendosën së fundmi me tre fëmijët e tyre, po shkakton reagime të forta midis banorëve të zonës së Windsor. Sipas ankesave nga banorët dhe vizitorët e rregullt të parkut, një “zonë përjashtimi” e gjerë prej gjashtë miljesh është krijuar rreth Forest Lodge, rezidencës historike 328-vjeçare me tetë dhoma gjumi ku familja e Princit të Uellsit u zhvendos së fundmi. Perimetri i sigurisë përfshin gardhe, kamera CCTV dhe tabela “ndalohet hyrja pa leje”, duke krijuar siç pretendojnë banorët, një “çarje të thellë” në Parkun e Madh të Windsor, një zonë që deri më tani përdorej lirisht nga shëtitësit, vrapuesit dhe pronarët e qenve. Fakti që shumë prej tyre...
Burimi:
top-channel.tv