Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein
Në dosjen “Epstein” shfaqen edhe komunikime të financierit me princeshën e Norvegjisë për tre vite rresht. Ajo u ka kërkuar falje qytetarëve norvegjezë për miqësinë me Epstein dhe për faktin që nuk e kishte njohur se kush ishte në të vërtetë ai. Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, u ka kërkuar falje norvegjezëve për miqësinë e saj me Jeffrey Epstein, pasi u zbulua se ata kishin shkëmbyer mesazhe për tre vjet. “Gjithashtu kërkoj falje për situatën në të cilën e kam vendosur Shtëpinë Mbretërore, veçanërisht Mbretin dhe Mbretëreshën”, tha ajo gjatë një deklarate zyrtare. Harald V dhe Mbretëresha Sonja, të dy 88 vjeç, nuk kanë komentuar mbi zbulimet e reja. Qindra email‑e nga viti 2011-2014 që përfshinin Epstein dhe princeshën e kurorës dolën në dritë...
Burimi:
javanews.al