Presioni ekonomik frenon Trump ndaj Iranit
Rreth tetë javë luftë nuk kanë arritur të rrëzojnë sundimtarët teokratikë të Iranit apo t’i detyrojnë ata të përmbushin të gjitha kërkesat e presidentit amerikan Donald Trump.Sipas një analize të Reuters, për kundërshtarët dhe aleatët e SHBA-së, kjo ka nxjerrë në pah një nga dobësitë kryesore të tij: ndjeshmërinë ndaj presionit ekonomik. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike dhe deklaratave të herëpashershme për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, kriza në Lindjen e Mesme ka zbuluar kufijtë e gatishmërisë së Trump për të përballuar kostot ekonomike të brendshme. Trump iu bashkua Izraelit në sulmin ndaj Iranit më 28 shkurt, duke e justifikuar vendimin me kërcënime të menjëhershme për sigurinë, veçanërisht për shkak të programit bërthamor iranian. Por tani, përballë rritjes së çmimeve të benzinës në SHBA, inflacionit në rritje...
Burimi:
javanews.al