Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci

Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka dënuar sërish ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë dhe kapjen e presidentit Nicolas Maduro. “Qëndrimi i Meksikës për çdo formë ndërhyrjeje është i vendosur, i qartë dhe historik”, tha Sheinbaum në një konferencë për shtyp në Mexico City të hënën. “Ne jemi kategorikisht kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme të vendeve të tjera. Historia e Amerikës Latine është e qartë dhe bindëse. Ndërhyrja nuk ka sjellë kurrë demokraci”- tha Sheinbaum. “Meksika këmbëngul fuqimisht se SHBA-të nuk i përkasin asnjë doktrine apo fuqie. Kontinenti amerikan u përket popujve të secilit prej vendeve të tij”, shtoi Sheinbaum. Duke iu përgjigjur akuzave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Meksika nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar kartelet e trafikimit të drogës, Sheinbaum pohoi: “Meksika...