Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Presidenti Zelensky jep paralajmërimin e ashpër ndaj udhëheqësve të BE-së: Miratoni kredinë nga asetet ruse
Presidenti i Ukrainës i ka paralajmëruar udhëheqësit e Evropës se një marrëveshje duhet të arrihet deri në fund të vitit. Sipas mediave të huaja, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje udhëheqësve të BE-së në një samit vendimtar që të bien dakord urgjentisht për një kredi shumëmiliardë euroshe nga paratë e ngrira ruse për të financuar nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës. Ukraina është vetëm disa muaj larg mbarimit të parave të gatshme dhe Zelensky tha se pa një injeksion deri në pranverë, Ukraina “do të duhet të zvogëlojë prodhimin e dronëve”. Pjesa më e madhe e aseteve të Rusisë në BE me vlerë 210 miliardë euro (185 miliardë paund; 245 miliardë dollarë) mbahen nga organizata me seli në Belgjikë, Euroclear. Deri më tani, Belgjika dhe disa shtete të tjera anëtare kanë thënë se janë kundër përdorimit të parave...