Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet këtë të mërkurë, më 21 janar, në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror. Që në nisje të fjalës së tij, presidenti amerikan nuk i kurseu kritikat për Europën, duke thënë se kontinenti “nuk po ecën në drejtimin e duhur”. Pasi renditi arritjet e pretenduara të qeverisë së tij, presidenti amerikan u tha të pranishmëve: “Vendet nga ku vini ju mund të bëjnë shumë më mirë duke ndjekur atë që po bëjmë ne, sepse disa vende në Europë nuk njihen më. E dua Europën dhe dua ta shoh të ecë mirë, por nuk po ecën në drejtimin e duhur”. Trump u ndal edhe tek Groenlanda pasi kohët e fundit ka ashpërsuar retorikën mbi këtë territor. “Çdo aleat i NATO-s ka detyrimin të jetë...