“Presidenti të zgjidhet nga populli!”/ Miratohen amendamentet kushtetuese, Kuvendi Kosovës seancë të jashtëzakonshme
kuvendi i kosoves PRISHTINË- Komisioni për Legjislacion i ka kaluar amendamentet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për ndryshimin e mënyrës se si zgjidhet presidenti i vendit. Osmani ka kërkuar që Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Pas një debati të nxehtë, amendamentet për ndryshime kushtetuese që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit, u miratuan me 6 vota për dhe 2 kundër. Pas miratimit të amendamenteve, Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme plenare, për t’i hedhur në votim. Amendamente apo ndryshime kushtetuese duhet të votohen nga dy të tretat e të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet joshumicë për të hyrë në fuqi./ZËRI
Burimi:
zeri.ai