Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak Vuçiç
Bota E Hënë, 30 Mars 2026 22:15 Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka anuluar samitin e shefave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Kroacinë dhe Slloveninë. Ky Samit ishte njoftuar se do të organizohej në muajin maj në ishullin kroat Brijoni. Presidenti Milanoviç si arsyetim për anulimin e samitin e ka përmendur mosekzistimin e kushteve që në atë takim të ftohet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkak të deklaratave të tij kohëve të fundit. “Prononcimet politike dhe veprimet e ditëve dhe javëve fundit të presidentit të Serbisë Aleksandçr Vuçiç janë në kundërshtim të plotë me qëllimet e Procesit Brdo-Brijoni, ato i dëmtojnë raportet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore. Presidenti Milanoviç është i mendimit se në rrethanat e...
Burimi:
kohajone.com