Presidenti i Iranit kërkon falje për sulmet ndaj vendeve fqinje: Nuk synojmë t’i pushtojmë

Presidenti i Iranit kërkon falje për sulmet ndaj vendeve fqinje: Nuk synojmë t’i pushtojmë

Irani ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt qetësimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa lufta me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara vazhdon të përshkallëzohet. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, u ka kërkuar falje publikisht vendeve fqinje për sulmet me raketa dhe dronë që prekën pjesë të Gjirit gjatë konfliktit të vazhdueshëm. Në një fjalim televiziv, Pezeshkian tha se këshilli i përkohshëm udhëheqës i Iranit kishte vendosur të ndalonte sulmet ndaj vendeve fqinje, përveç nëse këto vende lejojnë sulme ndaj Iranit nga territori i tyre. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u kërkon falje vendeve fqinje dhe njofton ndërprerjen e sulmeve me raketa, përveç nëse sulmet ndaj Iranit vijnë nga territori i tyre. Presidenti theksoi se Irani nuk ka synim të pushtojë vendet e rajonit dhe bëri thirrje...