Presidenti i Iranit kërkon falje për sulmet ndaj vendeve fqinje!

Presidenti i Iranit kërkon falje për sulmet ndaj vendeve fqinje!

Masoud Pezeshkian IRAN-residenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka kërkuar falje ndaj vendeve fqinje për sulmet e kryera gjatë konfliktit të Iranit me Izraelin dhe SHBA-të. Ai është shprehur se Teherani nuk do të sulmojë vendet fqinje, vetëm në rast se këto të fundit provokojnë. "E konsideroj të nevojshme të kërkoj falje ndaj vendeve fqinje që u sulmuan. Sot e tutje, forcat tona të armatosura nuk do të sulmojnë vendet fqinje, përveç nëse sulmohen të parat. Ata që po mendojnë të shfrytëzojnë këtë moment për të sulmuar Iranin nuk duhet të bëhen kukulla të imperializmit,"-deklaroi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian. Irani ka nisur sulme me raketa si shenjë hakmarrje pas vrasjes së Udhëheqësit të Lartë, Ayatollah Khamenei. Sulmet kanë prekur shumë rajone të Gjirit, përfshirë Dubai, Abu Dhabi, Katar, Kuvajt...