Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare mbesa e JFK, gazetarja Tatiana Schlossberg. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familja e saj këtë të martë. Tatiana Schlossberg, mbesa e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, humbi betejën me një sëmundje të rëndë vetëm një muaj pasi bëri publik diagnostikimin e saj. Kush ishte Tatiana Schlossberg? Tatiana nuk ishte thjesht pasardhëse e një prej familjeve më të famshme në botë, por një gazetare dhe autore e vlerësuar. Ajo ka punuar si gazetare e mjedisit dhe klimës për “New York Times”. Në vitin 2019 publikoi librin “Inconspicuous Consumption”, ku fliste për ndikimin tonë në mjedis. Tatiana u diagnostikua me leuçemi akute pak kohë pasi solli në jetë vajzën e saj në vitin 2024. Në një ese prekëse të titulluar...