Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Prag Krishtlindjesh, Rusia kryen sulm masiv ndaj Ukrainës/ Tre të vdekur, mes tyre një fëmijë
Rusia ka kryer një sulm masiv gjatë natës në disa qytete të Ukrainës, vetëm një ditë pasi kishte paralajmëruar për goditje gjatë periudhës së Krishtlindjes. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se të paktën tre persona u vranë, mes tyre një fëmijë katërvjeçar, ndërsa infrastruktura energjetike u dëmtua rëndë, duke lënë disa rajone pa energji elektrike. Sipas forcave ajrore të Ukrainës, Rusia lëshoi 635 dronë dhe 38 raketa, prej të cilave 621 u rrëzuan. Megjithatë, disa goditje arritën objektivat e tyre, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha. Duke folur për BBC-në, Zelensky tha se “njerëzit thjesht duan të jenë me familjet e tyre, në shtëpi dhe të sigurt” në prag të Krishtlindjes, por se sulmet dërguan “një sinjal jashtëzakonisht të qartë për prioritetet e Rusisë”, pavarësisht...