Pothuajse 1 miliard euro dëme nga moti i keq që goditi Siçilinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Vlerësimi i ri i dëmeve nga vala e fortë e motit të keq që goditi Siçilinë deri mbrëmë arrin në 720 milionë euro, siç njoftoi guvernatori rajonal i ishullit, Renato Schifani. Siç deklaroi ai, shpallja e gjendjes të jashtëzakonshme në Siçili për shkak të fatkeqësive natyrore siguron shpërndarjen e menjëhershme të 70 milionë eurove, të cilat synojnë të mbulojnë nevojat më të menjëhershme që vijnë nga moti i keq. Në Sardenjë, presidentja e rajonit, Alessandra Tode, tha se dëmi vlerësohet në qindra milionë euro. Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi takime të menjëhershme me qeverinë në Romë, me qëllim sigurimin e mbështetjes së nevojshme financiare. Dallgët shumë të larta dhe reshjet e vazhdueshme shkaktuan gjithashtu, sipas autoriteteve lokale, dëme serioze në pasurinë arkeologjike të ishullit....
Burimi:
syri.net