Portugalia i jep SHBA-së lejen për të përdorur bazën ajrore, por me kushte

Portugalia i jep SHBA-së lejen për të përdorur bazën ajrore, por me kushte

Qeveria e Portugalia ka autorizuar Shtetet e Bashkuara të përdorin bazën ajrore në Azore për operacione që synojnë Iranin, por vetëm nën kushte të përcaktuara qartë. Lajmi u konfirmua nga kryeministri portugez Luis Montenegro gjatë një seance parlamentare. Montenegro sqaroi se leja është dhënë me kusht që operacionet të kenë natyrë mbrojtëse ose hakmarrëse, të jenë të nevojshme dhe proporcionale, si dhe të synojnë ekskluzivisht objektiva ushtarake. “Këto tre kushte janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, theksoi ai para deputetëve. Kryeministri refuzoi të shprehej qartë nëse mbështet apo kundërshton sulmet ndaj Iranit, duke theksuar se Portugalia “nuk e ndoqi, nuk u pajtua ose nuk ishte e përfshirë” në veprimet ushtarake. Megjithatë, ai nënvizoi marrëdhënien e ngushtë të Lisbonës me Uashingtonin, duke deklaruar se Portugalia...