Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastisi këtë të enjte, 12 shkurt, zyrat e Komisionit Europian, për shkak të dyshimeve mbi parregullsi në shitjen e pasurive të paluajtshme. Lajmi raportohet nga Financial Times, që citon burime të njohura me hetimin. Sipas Financial Times hetimi po udhëhiqet nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) dhe lidhet me 23 ndërtesa që u blenë nga fondi sovran belg SFPIM për 900 milionë euro në vitin 2024. Në atë kohë, Komisioni tha se shitja u tenderua në përputhje me rregulloren financiare të BE-së. EPPO konfirmoi bastisjen, por nuk dha detaje të tjera. Policia belge nuk pranoi të komentojë. Zyra e prokurorit belg, Komisioni Evropian dhe SFPIM nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment, shkruan Reuters.