Policia arreston “psikologun e rremë”, tentoi të përfitonte financiarisht nga francezët e evakuuar
Një person është arrestuar në Francë pasi dyshohet se është paraqitur në mënyrë të rreme si psikolog dhe ka tentuar të përfitojë financiarisht nga banorët e evakuuar për shkak të zjarreve masive. Sipas Policisë Kombëtare Franceze, personi kishte shkuar në qendrën e evakuimit në Parc des Expositions në Bordo, ku mijëra banorë të shqetësuar prisnin informacione për shtëpitë e tyre të lëna pas për shkak të katastrofës. Ai u prezantua si psikolog vullnetar dhe u ofroi të prekurve seanca këshillimi me pagesë. Autoritetet thanë se bëhej fjalë për një person që shtirej si profesionist dhe synonte të mashtronte njerëzit në një moment të vështirë për ta. I dyshuari është vënë në pranga dhe është dërguar në paraburgim, së bashku me dy persona të tjerë të...
Burimi:
javanews.al