Po planifikonin një sulm terrorist në një qendër tregtare, arrestohen dy 16-vjeçarët në Francë

Po planifikonin një sulm terrorist në një qendër tregtare, arrestohen dy 16-vjeçarët në Francë

Dy 16-vjeçarë u arrestuan në Francë dhe njëri prej tyre, pranoi se i ndikuar nga xhihadizmi kishte planifikuar një “akt të dhunshëm” që synonte “një qendër tregtare”, njoftoi sonte zyra e prokurorit të antiterrorizmit (Pnat). I dyshuari si udhëheqës i dyshes kishte ndërmend të “grabiste një armë” dhe pranoi se kishte blerë kimikate për të kryer “teste ndezjeje” në shtëpinë e tij. Sipas Pnat, dy të miturit u arrestuan të martën dhe janë marrë në paraburgim. Zyra e prokurorit synon t’i ndjekë penalisht për “krijimin e një bande me qëllim përgatitjen e krimeve kundër personave” dhe ka kërkuar që “udhëheqësi” të mbahet në paraburgim dhe 16-vjeçari i dytë të lirohet nën mbikëqyrje gjyqësore. Ky i fundit ishte “në dijeni të planeve të mikut të tij”...