“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë opinionin publik amerikan për të kundërshtuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin. Deklaratat u bënë gjatë një interviste me podkasterin e njohur amerikan Joe Rogan, e cila u transmetua të mërkurën. Në intervistën pothuajse treorëshe në “The Joe Rogan Experience”, Vance mbrojti marrëveshjen që administrata Trump arriti muajin e kaluar me Iranin, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm diplomatik. Ai shtoi se ka prova të qarta se elementë brenda qeverisë izraelite po përpiqen të sabotojnë këtë politikë sepse preferojnë vazhdimin e operacioneve ushtarake. “E di përtej çdo dyshimi se ka njerëz brenda qeverisë izraelite...