Po përpiqej të shuante zjarrin, rrëzohet helikopteri në Cape Town (VIDEO)

Po përpiqej të shuante zjarrin, rrëzohet helikopteri në Cape Town (VIDEO)

Një helikopter i tipit “Huey” UH-1 Iroquois është rrëzuar gjatë përpjekjeve për shuarjen e një zjarri në Cape Town, në Afrikën e Jugut. Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi pasi helika e mjetit ajror goditi shkëmbinjtë e malit, duke bërë që helikopteri të humbte kontrollin dhe të përfundonte në zonën e përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi në ditën e dytë të një zjarri të madh që kishte përfshirë një zonë bregdetare. Piloti sapo kishte mbushur depozitën e ujit “Bambi”, me kapacitet 1000 litra, nga porti poshtë zonës ku po operonte. Pas rrëzimit, piloti arriti të dalë vetë nga helikopteri dhe të strehohej në një vend të sigurt pranë një gremine. Ai u gjet nga kolegët e tij të shërbimeve vullnetare të zjarrfikësve, të cilët kishin ngjitur malin...