Plani për çarmatimin e Hamasit/ Shkatërrohen tunelet, dorëzohen armët
Hamasi do të duhet të lejojë shkatërrimin e rrjetit të tij të gjerë të tuneleve në Gaza, ndërsa dorëzon armët në mënyrë graduale, sipas një plani çarmatimi të paraqitur nga “Bordi i Paqes” i presidentit amerikan Donald Trump, i cili është parë edhe nga Reuters. Plani parashikon një afat prej tetë muajsh. Ai fillon me marrjen e kontrollit të sigurisë në Gaza nga një komitet teknokratësh palestinezë i mbështetur nga SHBA-ja, dhe përfundon me tërheqjen e plotë të forcave izraelite, pasi të verifikohet se Gaza nuk ka më armë. Çarmatimi i Hamasit mbetet një nga pikat më të vështira në negociata për zbatimin e këtij plani dhe për vazhdimin e armëpushimit të tetorit, i cili i dha fund dy viteve luftë intensive. Hamasi ka refuzuar...
Burimi:
opinion.al