Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!

Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës. Karabinierët e Cesenatico njoftuan se aksioni erdhi pas lëvizjeve të dyshimta që bënte i riu me mjetin e tij, duke nisur një sërë kontrollesh në zonë. Makina e 22-vjeçarit, e cila u gjet se i përkiste një krimineli të dënuar, i cili ishte monitoruar nga oficerët për një sërë lëvizjesh të dyshimta, u kontrollua. Brenda u gjetën afërsisht 150 gramë kokainë, tashmë të ndarë në doza, të fshehura brenda panelit të kontrollit të mjetit, së bashku me pajisje për paketimin e drogës. Karabinierët e zgjeruan kontrollin edhe në shtëpinë e tij, ku gjetën materiale të ndryshme të nevojshme për paketimin e dozave. Lënda...