Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet dhe rrezikohet burgu për të pabindurit

Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet dhe rrezikohet burgu për të pabindurit

Në shumicën e vendeve të botës 25 dhjetori është ditë feste, në disa të tjera është një ditë e zakonshme. Por ka edhe disa shtete ku Krishtlindja nuk festohet dhe arsyet lidhen shpesh me kulturën ose fenë. Koreja e Veriut Nuk ka vend për festa fetare si Krishtlindja në Korenë e Veriut. Ideologjia totalitare e shtetit nuk toleron fenë sepse e sheh si konkurrencë ndaj pushtetit shtetëror dhe kultit të personalitetit që është ndërtuar rreth dinastisë Kim prej vitesh, raporton “Index”. Çdo formë e festimit të Krishtlindjes mund të çojë në burgim ose ndëshkime të tjera të rënda. Arabia Saudite Si vendlindje e islamit, Arabia Saudite ka një qëndrim të qartë për Krishtlindjen: nuk është në pajtueshmëri me doktrinën islame. Për vite, dekorimet publike, bredhat...