Pesë rajone në kod të kuq përpara motit të keq në Greqi, rekomandime të forta për qytetarët

Pesë rajone në kod të kuq përpara motit të keq në Greqi, rekomandime të forta për qytetarët

Greqia pritet të përballet me një përkeqësim të ndjeshëm të motit nga e mërkura, 21 janar, deri të enjten, 22 janar 2026. Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin masa vetëmbrojtëse, ndërsa disa rajone janë vendosur në gjendje mobilizimi maksimal.Sipas buletinit të emergjencës së Shërbimit Kombëtar Meteorologjik (EMY), moti i keq do të shoqërohet me shira dhe stuhi të rrëmbyeshme, reshje të dendura dëbore, si dhe erëra shumë të forta, që në disa zona do të arrijnë deri në 9–10 Beaufort. Pesë rajone në Kod të Kuq Pas mbledhjes së Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut, autoritetet vendosën në Kod të Kuq këto rajone nga e mërkura deri të enjten:AtikaPeloponeziGreqia KontinentaleThesaliaMaqedonia Perëndimore Qendra Kombëtare e...