Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë gjenden të vdekur, kërkimet vijojnë për të tjerët
Pesë nga dhjetë punëtorët e kompanisë minerare kanadeze Vizsla Silver, të rrëmbyer në fund të muajit të kaluar në Meksikë, janë gjetur të vdekur, njoftuan të hënën autoritetet meksikane, duke rishikuar një bilanc të mëparshëm që fliste për tre viktima. Sipas prokurorëve, procesi i identifikimit të pesë trupave të pajetë, të gjetur në një zonë fushore në komunën Concordia, në shtetin e Sinaloas, ka përfunduar, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e pesë trupave të tjerë të gjetur në të njëjtën zonë. Më herët, Dhoma Meksikane e Minierave kishte raportuar për tre trupa të gjetur në Sinaloa, por autoritetet sqaruan se numri i viktimave është më i lartë pas përfundimit të procedurave zyrtare të identifikimit. Dhjetë punëtorë, të gjithë shtetas meksikanë, u rrëmbyen më 23 janar,...
Burimi:
top-channel.tv