Përvjetori i 27-të i bombardimeve ndaj Serbisë, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

Përvjetori i 27-të i bombardimeve ndaj Serbisë, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

foto ilustruese KOSOVË- Sot, 24 mars, shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë. Bombardimet nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë. Ato nisën pas përpjekjeve të dështuara të komunitetit ndërkombëtar për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviç për një armëpushim. “Nëse presidenti [jugosllav Sllobodan] Millosheviç nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm t’i kufizojmë aftësitë e tij për të bërë luftë kundër kosovarëve”, pati thënë presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton. Gjatë fushatës ajrore, shkatërrime ose dëme të rënda pësuan kazerma dhe njësi ushtarake në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, ashtu si edhe sisteme të komandës dhe...