Përshkallëzon protesta e fermerëve në Greqi, pritet të bllokohet për rreth 3 orë aksi rrugor Kakavijë–Janinë
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të bllokohet sërish mbrëmjen e sotme për shkak të protestave të fermerëve grekë, që po vijojnë prej ditësh dhe po ndikojnë në qarkullimin në kufirin me Shqipërinë. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Kakavijë, protesta e paralajmëruar do të zhvillohet nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke) në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, duke ndaluar qarkullimin e mjeteve të tjera për një periudhë prej rreth tre orësh. Do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa qytetarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet jashtë këtij orari për të shmangur vonesat dhe vështirësitë në lëvizje. Fermerët grekë kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme në disa segmente të rrjetit kombëtar rrugor, përfshirë edhe këtë aks kryesor drejt Janinës, si reagim ndaj çështjeve që lidhen...
Burimi:
kohajone.com